Këta janë katër të dyshuarit për plagosjen në Vranjevc, dy nga ta të plagosur po ruhen në QKUK

Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Dy persona mbetën të plagosur, ndërsa të dyshuarit tashmë janë identifikuar. Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri ndodhet akoma në arrati.

Gjithashtu, media ka mësuar se Fatos Dragusha është i dyshuari për dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes se veprës penale.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se motivi i rastit dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje që palët kanë pasur më herët.

Lajmin për incidentin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim, ndërsa në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast është sekuestruar një veturë.