Rreth pagave për policët e Kosovës është bujë e madhe.
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka shpjeguar komplet ecurinë e rritjes së pagës për policët e Kosovës.
Ai ka thënë se “nga korriku i vitit 2025 paga e një polici do jetë 724 euro me rrezikshmëri”.
Postimi i plotë:
Paga bazë për policët pa gradë ka kaluar nëpër disa faza të rritjes në qeverisjen Kurti, dhe do të vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen.
Paga e policit para miratimit të Ligjit për Pagat ishte: 392 euro + rrezikshmëria
Aktualisht me ligjin e pagave: 550 euro + rrezikshmëria
Nga janari 2025: 606 euro + rrezikshmëria
Nga korriku 2025: 660 euro + rrezikshmëria
Nga korriku i vitit 2025 paga e një polici do jetë 724 euro me rrezikshmëri.
Këto ndryshime janë rezultat i angazhimit të qeverisë për përmirësimin e kushteve të punës dhe vlerësimit të punës së rëndësishme që kryejnë çdo ditë.
Këto shifra përfaqësojnë pagën bazë, pa përfshirë shtesat për:
• orët shtesë
• përvojën e punës
• ndërrimet e natës
• punë sekondare
Është detyrë e jona të vazhdojmë përpjekjet për të mbështetur forcat e rendit.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë