Ka përfunduar edhe renditja e lojtarëve më të mirë në botë, nga pozita e 30-të deri te e 11-ta.
Shume yje të futbollit evropian kanë mbetur jashtë top 10-shes, shkruan “Gazeta Express”.
Pedri, Harry Kane, Van Dijk, Lautaro e shumë të tjerë kanë mbetur jashtë kësaj liste.
Lista e top 10-shes është e mbipopulluar me lojtarë të PSG-së, që pati sukses të madh sezonin e kaluar, duke e fituar tripletën, ku hyjnë Liga e Kampionëve, Ligue 1 dhe Kupa e Francës.
Lamine Yamal e Raphinha janë nga Barcelona, me të parin që po ashtu llogaritet si favorit për këtë çmim.
Cole Palmer i Chelseat është po ashtu në këtë listë.
Kylian Mbappe i Realit po ashtu hyn në këtë listë, pasi shënoi mbi 40 gola sezonin e kaluar.
Mohamed Salah është lojtari tjetër nga Premierliga që zë vend në këtë listë.
Ceremonia e Topit të Artë nis nga ora 20:00 dhe mbahet në Paris.



Të tjera
6 arsye pse duhet të hani një vezë në ditë
Tahiri për koalicionin e mundshëm me VV: LDK-ja nuk është vetë ofruar, madje nuk do të bëjë një gjë të tillë
AUV del me sqarim: nuk e mbyllem Qumështoren Vita, në objekt inspektorët gjetën sasi të kosiderueshme vaj palme, qumësht pluhur e UHT