Avokati Arianit Koci ka komentuar zhvillimet e fundit.
Ai ka thënë se dështimi më i madh ka qenë kandidaimi i 54 herë për Albulena Haxhiun.
Postimi:
Një prej huqjeve më të mëdha politike në Kosovën e pasluftës është tentimi absurd, pesëdhjetë e katër herë, me e bërë Albulenën kryetare të Kuvendit.
Tashmë dihet, por në fakt është ditur qysh pas dështimit të dytë, se ajo nuk do t’i merrte votat.
Çdo tentim i radhës ka qenë autogoll politik monumental.
Ajo nuk u bë kryetare, shteti është në vdekje klinike, e skena politike – e çrregulluar krejtësisht.
Kurrë nuk kemi qenë më të përçarë se sot, dhe për më tepër, ky veprim e ka hapur edhe Kutinë e Pandores. Mjafton të shikoni se si po e shfrytëzon Lista Serbe.
Sidoqoftë, do të ishte mirë që ndonjëri prej bashkëpunëtorëve të Albinit – nëse ka mbetur dikush që guxon – t’ia thotë këtë të vërtetë në sy.



Të tjera
Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë
Spanja i’a sheh sherrin fitores ndaj Uruguait, lëndohen dy futbollistë
Mënyra të thjeshta për ta trajtuar kolesterolin e keq