Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura serbe, Milan Mojsiloviq, e ka pritur sot në një takim lamtumire komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, i cili do të dorëzojë detyrat e tij si Komandant i KFOR-it muajin e ardhshëm.
Sipas njoftimit nga ministria serbe e mbrojtjes, në takim është diskutuar për sfidat e sigurisë, situatën aktuale dhe aktivitetet që ushtria serbe dhe KFOR-i ndërmarrin për të ruajtur paqen dhe sigurinë mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës.
Komandanti i ri i KFOR-it do të jetë Ozkan Ulutas, i cili do të shërbejë mandatin e tij të dytë në këtë pozicion, pasi ka shërbyer si Komandant i KFORit në Kosovë nga tetori 2023 deri në tetor të vitit të kaluar.



Të tjera
Disa gjeste që konsiderohen si të pahijshme
“Është mungesë respekt, dëgjoni ose largohuni”, Macron ndërpret samitin për shkak të zhurmës (Video)
Gjermani Daniel Siebert caktohet gjyqtar i finales PSG – Arsenal në Champions League