Cristiano Ronaldo njihet si një nga personat më të pëlqyer në Instagram dhe sot ka thyer të gjitha rekordet e këtij rrjeti social, por edhe të gjithë të tjerëve.
Asi portugez vendosi të lërë një koment në njoftimin e Kylian Mbappes për kalimin te Real Madridit dhe kjo padyshim që i gëzoi tifozët,
“Tani është radha ime të të shikoj. Jam i emocionuar të shoh se si do të shkëlqesh në Bernabeu”, ka shkruar Ronaldo dhe komenti i tij ka mbledhur mbi 4 milionë pëlqime në dy ditë.
Më parë, komenti më i pëlqyer në Instagram ishte ai i një përdoruesi të quajtur “fiven9nekid” në postimin e Reed Harrington, i cili tani ka disa mijëra pëlqime më pak se komenti i Ronaldos.
Kujtojmë se Mbappe nënshkroi të hënën një kontratë pesëvjeçare me Real Madridin, në të cilën mbërriti si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Paris Saint Germain.
Si bonus nënshkrimi, Mbappe do të arkëtojë 100 milionë euro, ndërsa duhet të fitojë 15 milionë euro në vit. Le Parisien njoftoi se do të veshë fanellën me numrin 9 në shpinë, dhe numrin 10 duhet ta marrë në dorë nga sezoni i ardhshëm pasi Luka Modric t’i japë lamtumirën.
Ronaldo ka veshur fanellën e Real Madridit nga viti 2009 deri në vitin 2018.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime