Gjatë kontrollës në një njësi tregtare në Gjilan, janë sekuestruar disa pajisje elektronike, përfshirë 14 telefona dhe 2 orë të mençura, të cilat po tregtoheshin pa dokumentacion te vlefshëm ligjor, si faturë blerjeje, certifikatë origjine apo dëshmi të importit.
Pajisjet e sekuestruara janë identifikuar dhe regjistruar përmes numrave IMEI dhe përfshijnë produkte të markave të njohura ndërkombëtare.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e vazhdueshme të tregut dhe në ndërmarrjen e masave konkrete kundër çdo veprimtarie të jashtëligjshme që dëmton ekonominë dhe sigurinë e qytetarëve.



Të tjera
Mikel Arteta s’i ndalë lëvdatat për gjyqtarin: U tregua trim që ia anuloi golin West Hamit
Kurti merr pjesë në konferencën ndërkombëtare `Future Industry Minds 2026`
Kujdesi për flokët në dimër