Konjufca dhe Kollçaku i plotësojnë kushtet për të garuar për President

Konjufca dhe Kollçaku i plotësojnë kushtet për të garuar për President

Dy kandidatët për President, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku, i plotësojnë kushtet për të garuar për shef të Shtetit.

Kjo u bë e ditur nga nënkryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Vigan Qorrolli.

“Pas shqyrtimit të dokumentacionit të dy kandidatëve: Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku konstatoi se kandidatët e nominuar I plotësojnë kushtet e parapara. Mund të procedohet me votim”, deklaroi ai.