Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se të mërkurën, përveç konstituimit të Kuvendit, pritet edhe formimi i Qeverisë.
“Nesër do të bëhet Kuvendi, dhe shumë shpresoj që do të bëhet Qeveria. Ne kurrë nuk i kemi refuzu aktgjykimet e Kushtetueses. Kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Kushtetuesja ne jemi tërhequr”, ka thënë ai.
Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit, për 11 shkurt në orën 12:00.
Presidenca ka njoftuar se vendimi për këtë datë është marrë pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare dhe duke marrë parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.



Të tjera
Dridhjet në dorën e majtë – a do të thotë se po përjetojmë sulm në zemër
Chiesa mund të largohet nga Liverpooli
Aguirre i përgjigjet trajnerit të Afrikës: Duhej t’i shënonim pesë gola