Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është shprehur optimist se nesër përveç Kuvendit do të formohet edhe Qeveria.
“Nesër do të bëhet Kuvendi dhe nesër shumë shpresoj që do të bëhet edhe qeveria. Për të tjerat flasim pastaj”, tha ai.
Ndërsa theksoi se asnjëherë LVV-së nuk ka refuzuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, raporton EO.
“Ne kurrë nuk i kemi refuzuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Deri tash vazhdimisht Lëvizja Vetëvendosje, ato natyrisht kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Gjykata Kushtetuese siç ishte rasti për shembull në vitin 2014 kur tha që jo, ju nuk mundeni me bë shumicën, shumicën duhet ta bëjë vetëm fituesi i zgjedhjeve, ne u tërhoqëm dhe vazhduam sipas opinionit të Gjykatës”, tha ai.



Të tjera
Kone në gjendje të rëndë, ka thyerje në dy vende dhe operacion urgjent pas ndeshjes
Neymari mungon edhe në ndeshjen e dytë të Botërorit
Disa sinjale që ju dërgon trupi, kur diçka nuk është në rregull