Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në QSUT në Tiranë Pal Trashaj, i cili një ditë më parë konsumoi fostoksinë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
63-vjeçari nga Lezha pretendonte se kishte kallëzuar disa zyrtarë të lartë, ish-ministra dhe deputetë për problemet me pronat e tij dhe SPAK s’i kishte dhënë zgjidhje.
Ai u dërguar menjëherë në spital pasditen e së martës por gjendja u rëndua pasi siç u raportua nga bluzat e bardha kishte konsumuar 3 kokrra fostoksinë.
Përmes një deklarate për mediat SPAK sqaron një ditë më parë se shtetasi Pal Trashaj është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.



Të tjera
“Superushqimet” që s’duhet të mungojnë kurrë në kuzhinë
Shenjat përpara një sulmi kardiak
Përbërësit bimorë ndalojnë efektin e trajtimit tek pacientët me kancer