Federata e Golfit e Kosovës ka shënuar një moment historik sot duke u pranuar zyrtarisht si anëtarja e 154-të e Federatës Ndërkombëtare të Golfit (International Golf Federation – IGF).
Ky pranim përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit të golfit në Kosovë, njofton Federata e Golfit e Kosovës.
Anëtarësimi në IGF i hap rrugë Kosovës për pjesëmarrje në gara dhe aktivitete ndërkombëtare, përfshirë edhe evente të mbështetura nga lëvizja olimpike.



Të tjera
Ky miks frutash është ilaç për gurët në veshka
Lidhja me shokun mund të jetë sekreti i dashurisë së vërtetë
Tri përdorime të shkëlqyeshme të trangujve