Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim shefin e zyrës së Luksemburgu në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Sipas njoftimit, në qendër të takimit ka qenë siguria kibernetike, në kuadër të rritjes së kërcënimeve hibride. Palët kanë theksuar nevojën për forcimin e kapaciteteve në fushën e “cyber security”, shkëmbimin e ekspertizës dhe ndërtimin e mekanizmave të përbashkët mbrojtës.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për perspektivën e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve moderne që rrisin gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë institucionale.
Ministri Maqedonci ka vlerësuar Luksemburgun si partner të çmuar të Republika e Kosovës, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të partneritetit përmes projekteve konkrete dhe bashkëpunimit afatgjatë në funksion të sigurisë dhe stabilitetit.



Të tjera
Ja pse është i rëndësishëm menaxhimi i stresit përgjatë shtatzënisë
U diskutua mbështetja e qeverisjes lokale që u shërben të gjitha komuniteteve
Scream 7 thyen rekordin e serisë, duke arkëtuar 97 milionë dollarë në mbarë botën