Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim shefin e zyrës së Luksemburgu në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Sipas njoftimit, në qendër të takimit ka qenë siguria kibernetike, në kuadër të rritjes së kërcënimeve hibride. Palët kanë theksuar nevojën për forcimin e kapaciteteve në fushën e “cyber security”, shkëmbimin e ekspertizës dhe ndërtimin e mekanizmave të përbashkët mbrojtës.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për perspektivën e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve moderne që rrisin gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë institucionale.
Ministri Maqedonci ka vlerësuar Luksemburgun si partner të çmuar të Republika e Kosovës, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të partneritetit përmes projekteve konkrete dhe bashkëpunimit afatgjatë në funksion të sigurisë dhe stabilitetit.



Të tjera
Kujdesi ndaj lëkurës, pesë hapat që duhet t’i bëni çdo mëngjes
Britania dhe Finlanda mbështesin lirinë e medias në Kosovë
Kujdes me produktet e pastrimit, rrezikojnë shëndetin