Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se përveç aktit të njohjes, dje në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me kryeministrin Philip Davis, nënshkruan edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
“Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar” – shkruan Osmani në Facebook.



Të tjera
Presidenti i PSG-së nis bisedimet e drejtpërdrejta me talentin e RB Leipzig
Vinicius Jr shkaku kryesor se pse Reali nuk e bëri prioritet afrimin e Michael Olise
Ronaldo: Mbappe më kujton veten në kulmin e karrierës