Kosova është gati për kapitullin e rradhës- statusin e vendit kandidat në BE, transmeton KosovaPost.
Kështu ka deklaruar e para e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen.
Postimi i plotë:
Kosova është gati për kapitullin e rradhës- statusin e vendit kandidat në BE.
Në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, theksova se dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke, si dhe në trajtimin e barabartë të palëve, duke nënvizuar poashtu shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve nga Serbia.
Tani që u larguan masat e padrejta, do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë evropianë për të ecur me vendosmëri drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.



Të tjera
A ndikojnë gjenet në zgjatjen e jetës?
Testo veten! Këto mënyra të tregojnë nëse dashuria jote është e pastër
Gabimet për të cilat pendohemi pas disa vitesh