Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka dhënë një mesazh optimist për të ardhmen e vendit, duke theksuar se Kosova ka perspektivë të qartë drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike.
Me përfundimin e mandatit diplomatik trevjeçar në Kosovë, Ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen, ka ndarë me The Geopost reflektimet e tij mbi përvojën personale dhe profesionale në vend. Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë i angazhuar në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, përmes projekteve të shumta në fushat e arsimit, shoqërisë civile, integrimit evropian dhe luftës kundër dezinformimit.
Në intervistën për The Geopost, Nissinen ka folur për momentet më domethënëse të misionit të tij diplomatik, për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet dhe qytetarët e Kosovës, si dhe për shpresat e tij për të ardhmen e vendit.
Derisa shprehet i bindur se Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike.
“Unë besoj se Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike. Mesazhi im është i thjeshtë – investoni në njerëz, në arsim, shëndetësi dhe krijim të vendeve të punës. Ky model ka funksionuar në Finlandë dhe jam i bindur se do të funksionojë edhe në Kosovë”, tha ai
Ai jep mesazhe të qarta për domosdoshmërinë e investimit në njerëz, edukim dhe bashkëpunim të gjerë shoqëror si rrugë drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe evropiane për Kosovën.
Të tjera
Skandal në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza shkarkon drejtorin e Kulturës për dyshime të rënda korrupsioni
Për ushtrinë do të ndahen mbi 1 miliard euro
Dogana ia konfiskon afro 20 mijë euro shtetasit të Serbisë