Kombëtarja U21 e Kosovës e ka zhvilluar këtë të martë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2027.
Në Turku të Finlandës, Shpresat e Kosovës barazuan pa gola me Finlandën.
Ky barazim erdhi pas fitores 4:0 ndaj Qipros para katër ditësh.
Kosova U21 tani i ka tetë pikë nga pesë ndeshje në Grupin A, duke u renditur e treta.
Ndërkohë, Finlanda është e dyta me 10 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Kosova U21 e luan më 27 mars të vitit të ardhshëm, ku e pret Rumaninë.



Të tjera
Akt@kuzë në mungesë ndaj 21 personave për kríme lúfte, caktohet seanca
Kurti: Synojmë statusin e kandidatit për BE në mandatin e ardhshëm
Ushqimi jo i shëndetshëm shkakton kancer