Kosova vazhdon me fitore, mposht Bullgarinë dhe kryeson grupin

Kosova vazhdon me fitore, mposht Bullgarinë dhe kryeson grupin

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitoren e tretë radhazi në kualifikimet për Botërorin 2027, duke forcuar pozitën e parë në Grupin 2 të Ligës C.

Ndeshja ndaj Bullgarisë ka nisur me epërsinë e vendasve, që kanë kaluar në avantazh në minutën e nëntë me golin e Yaneva.

Megjithatë, reagimi i Kosovës ka qenë i shpejtë. Në minutën e pesëmbëdhjetë, Memeti e ka barazuar rezultatin në 1-1.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Smaili ka realizuar për përmbysjen, duke kaluar Kosovën në epërsi 1-2.