Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila nis në orën 10:00.
Në rendin e ditës janë përfshirë disa pika të rëndësishme që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ndër to, parashihet miratimi i nominimit të anëtarëve të rinj të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) në Klinë, Pejë dhe Viti. Këta anëtarë do të zëvendësojnë përfaqësuesit që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.
Po ashtu, KQZ-ja do të shqyrtojë dhe miratojë “Planin për Edukim dhe Informim”, që ka për qëllim realizimin e aktiviteteve informuese nga Zyrat për Edukim dhe Komunikim me Komunitetin Zgjedhor (ZEKKZ), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale 2025.
Mbledhja pritet të sjellë vendime kyçe në kuadër të organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Të tjera
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson in*farkt në Voskopojë
Protesta në Hagë: Hipokrizia e deputetëve të PDK-së dhe rëndësia e Gjykatës Speciale për drejtësinë në Kosovë
Osmani në ‘shënjestër’ shkak i Kurtit dhe sulmeve ndaj Listës Serbe, opinionisti zbërthen prapaskenat