Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë nesër, më 31 janar 2026, mbledhjen e radhës, në të cilën në rend të ditës është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 10:00.
Sipas Elezit, procesi i rinumërimit të 2.557 vendvotimeve, i cili ka filluar më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar. Ai theksoi se aktualisht kanë mbetur të rinumërohen më pak se 50 vendvotime.
“Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend të ditës është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025. Procesi i rinumërimit të 2.557 vendvotimeve, i filluar më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar. Aktualisht kanë mbetur të rinumërohen më pak se 50 vendvotime”, deklaroi zëdhënësi i KQZ-së për RTK.



Të tjera
Koci fton të gjithë në protestë për rrymën: Nëse bëhen 50 mijë reagime, nisemi menjëherë
Selino ndihmon kundër kolesterolit, pagjumësisë…
‘I gjymtuar nga minat në kufirin Kosovë-Shqipëri’ Ademaj: Ajo kohë s’harrohet derisa të vdes!