Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është caktuar çështja e rinumërimit.
Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e së hënës nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e hënë, 19 janar 2026, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është raporti nga procesi i rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve”, njoftoi Elezi.
Rinumërimi i votave ka nxitur dyshime për manipulime. Prokuroria e Prizrenit një nga komunat ku ka pas rinumërim ka autorizuar Policinë e Kosovës për hetim.
Politikan dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë bërë thirrje që ketë rinumërim të plotë të votave.
Nga KQZ kanë thënë se një vendim i tillë mund të merret varësisht nga gjetjet gjatë rinumërimit në komunat ku po zhvillohet ky proces



Të tjera
Mjekët të habitur, brokoli po zëvendëson terapitë për diabetin
Gjallërojeni shtëpinë me dekorimet që mund t’i krijoni vetë
Ngjyra e syve ndikon në rritjen e depresionit