Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se sot kanë fituar qytetarët dhe demokracia në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, i pari i PDK-së ka falenderuar votuesit e subjektit të tij duke thënë se qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale, transmeton KosovaPress.
“Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen.Faleminderit për çdo votë, anekënd vendit, me të cilën qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale – atë të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi thotë se do të vazhdojnë tutje me përkushtim për siç thotë ai rikonfirmuar fitoret në komunat ku janë në balotazh.



Të tjera
Ju dhemb shpesh koka? Ndoshta keni mungesë magnezi
Muzika që ju dëgjoni mund të përcaktojë sa të zgjuar jeni
“Fëmijë”, Roberto Martinez i del sërish në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas kritikave të shumta