​Krasniqi: Kurti në mungesë të numrave po luan me Albulena Haxhiun

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Albin Kurti në mungesë të numrave për t’u bërë kryeministër po luan me Albulena Haxhiun.

Ai pas dështimit për të nëntën herë të seancës konstituive, tha se Kurti më të lehtë e ka ta sakrifikojë Haxhiun sesa të dal e të matet vetë.

Krasniqi: Albin Kurti ai po luan me Albulena Haxhiun

“Po e përjetojmë reprizën e përsëritur të Lëvizjes Vetëvendosje e cila në mungesë të shumicës parlamentare është duke e vonuar jo vetëm këtë institucion përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, por edhe vetë shtetin për të cilin secili qytetar ka dhënë e ka kontribuar me sakrificë personale…Për Albin Kurtin duket se Albulena Haxhiu është më e rëndësishme sesa rreth 1 milion qytetarë që kanë votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit…Në mungesë të besimit, në mungesë të numrave, në mungesë të shumicës për tu bërë vetë kryeministër Albin Kurti ai po luan me Albulena Haxhiun duke e mbajtur atë si kandidaten e cila nuk ka kaluar, nuk kaloi dhe as nuk do të kaloj në të ardhmen sepse e ka më të lehtë që të sakrifikoj atë sesa që të dal e të matet vetë pasi që e di se nuk i ka numrat.”, tha ai.

Krasniqi pas dështimit të njëmbëdhjetë për konstituim të Kuvendit të Kosovës bëri përgjegjëse LVV për këtë bllokim të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, nuk mundet të mbahet shteti pengë, ndërsa e ftoi Lëvizjen Vetëvendosje ta ndërroj emrin e kandidatit për kryekuvendar.

Krasniqi: Nuk mundet me mbajt peng shtetin e ka mbajtur mjaftueshëm

“Nuk mundet me mbajt peng shtetin e ka mbajtur mjaftueshëm gjatë tashmë dhe nëse vërtet dëshiron q] të kemi rrugëdalje unë e ftoj që ta ndryshoj kandidaten. Ne si PDK kemi dhënë mundësi që të vijë një kandidate apo kandidat që mund të marr shumicën parlamentare në mënyrë që të konsititohet Kuvendi e t’i hapet rrugë afateve kushtetuese për të zgjedhur qeverinë e ri.ne jemi të gatshëm për të marr përgjegjësitë tona, por duket që LVV duke mos dashur me pranua humbjen që kanë pësuar në zgjedhjet e kaluara sepse kërkesa e tyre ka qenë referendum e referenumi ka dështuar po vazhdon ta mbaj vendin peng. Përgjegjësia është e tyre atyre iu takon që ta bëjnë hapin e parë“, theksoi ai.

Ai tha se nuk mund të votojnë propozimin për votim të fshehtë për kryetar të Kuvendit sepse është shkelje kushtetuese.

Krasniqi: Kjo është shkelje kushtetuese, kjo është e paligjshme

“Kjo është shkelje kushtetuese, kjo është e paligjshme ndryshimi i metodës së votimit pasi q] la filluar as nuk ka ndodhur ndonjëherë as nuk duhet të ndodh tash as në të ardhmen. Nuk mundemi me e përligj një tendencë në mënyrë të hapur të shkelur Kushtetutën sa herë që kërkojnë të votojnë një komision për të votuar fshehtë është shkelje kushtetuese…As vota të fshehta dhe as vota të hapura nuk ka për Albulena Haxhiun pse duhet me mbet Kuvendi dhe shteti për shkak të saj, për shkak të tekeve të Albin Kurtit” ,tha ai.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi para gazetarëve veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje janë dhunim i demokracisë.

I pari i kësaj partie tha se zgjedhjet mund të jenë zgjidhja për këtë situatë, por sipas tij, duhet dakordim politik.

Krasniqi: Zgjedhjet mund të jenë zgjidhje

“Ne vetëm sa i kemi kryer zgjedhjet dhe normalisht që do të duhej që ai verdikt me u implementua në Kuvend dhe Qeverinë e ardhshme, por meqenëse këtë po e pengon LVV e kam thënë edhe më herët edhe zgjedhjet mund të jenë zgjidhje, por nëse zgjedhjet janë të pashmangshme, unë besoj që ato duhet me u mbajtur sa më shpejt që mos me ardh çdo ditë dytë këtu që mos me e pas dezhavy, përsëritjen e njëjtë. Për zgjedhje duhet me pas dakordim politik në perspektivën tonë si PDK marrëveshjet politike janë gjithmonë të domosdoshme”, tha ai.