Në përvjetorin jubilar të 25-të të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari i partisë, Memli Krasniqi, priti në takim bashkëshortet e dy ish-liderëve të partisë, Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit Kadri Veseli.
Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi tha se urimet e ndara për këtë përvjetor fatkeqësisht nuk ishin të plota, për shkak të mungesës së dy liderëve të partisë, të cilët po vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën e historisë së Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë.
Ai shprehu mirënjohje dhe vlerësim për udhëheqjen vizionare të Thaçit dhe Veselit gjatë rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe shtetndërtimit, duke theksuar se PDK-ja mbetet e përkushtuar në rrugën e tyre.



Të tjera
Ide interesante si t’i personalizoni kornizat e fotografive
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës
Fjalimi i Clintonit më 24 mars të vitit 1999