Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur sot në takim kryetarët e komunave me shumicë serbe për, siç tha ai, koordinuar përgjegjësitë institucionale në mes të dy niveleve.
Krasniqi iu tha se atyre Qeveria e re dhe sidomos Ministria e tij do të jenë të gatshme të ofrojnë ndihmën dhe mbështetjen që iu duhet atyre.
“Gjatë këtij takimi kam dëgjuar me kujdes secilin Kryetarë të Komunës, për çdo sfidë te tyre. Qeveria në përgjithësi dhe MAPL në veçanti është e gatshme të ofrojë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen e problemeve të cilat janë me interes për qytetarët”.
Krasniqi tha se ky takim i sotëm ishte një nga forumet për komunikim e koordinim me komunat, përfshirë atë ku bëjnë pjesë 38 komuna, “si platformë më e mirë për komunikim e koordinim ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal”.
“Takimet e radhës me agjenda konkrete e të detajuara do të vazhdojnë, në interesin më të mirë të qytetarëve të Republikës, përmes bashkëpunimit të nivelit qendror dhe atij lokal”.



Të tjera
Një vendim kundër Millosheviqit do ta bënte më të vështirë gjykimin e krerëve të UÇK-së
Evropa duhet të zgjidhë varësinë e saj
Kurti arrin në Konferencën e Sigurisë në Mynih