Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e kësaj partie ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Krasniqi tha se Italia ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Kosovës, në çlirim, shtetndërtim dhe në rrugën drejt BE-së, teksa shtoi se këtë miqësi e vlerësojnë dhe duan ta forcojnë edhe më tej.
“Me ambasadorin biseduam edhe për situatën aktuale politike në vend. Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada, sepse qytetarët po përballen me sfida të mëdha dhe kanë nevojë për institucione funksionale dhe veprime konkrete – jo pritje të pafundme”, shkroi Krasniqi.
Tutje, ai tha se PDK-ja ka dëshmuar se është gjithmonë e gatshme për komunikim me të gjithë faktorët vendorë dhe miqtë ndërkombëtarë, për siç tha ai, të mirën e vendit dhe qytetarëve.



Të tjera
Djali i Sylvinhos me fanellë të Serbisë, vajza e trajnerit të Shqipërisë sqaron gjithçka
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mijë ankesa
Maqedonia e Veriut prezanton pullën postare për 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit