Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasroui ka festuar si i ‘çmendur’ golin e sulmuesit spanjoll ndaj Francës në gjysmëfinale të Euro 2024.
Spanja ka marrë një fitore të madhe me rikthim 2-1 ndaj Francës në gjysmëfinales e së martës mbrëma, duke siguruar një vend në finalen e madhe.
Golat në këtë ndeshje u Randal Kolo Muani (9’) për Francë, ndërsa Lamine Yamal (21’) dhe Dani Olmo (25’) për Spanjën.
Megjithatë, vëmendjen e mori të gjithën sensacioni 16-vjeçar, Lamine Yamal, i cili theu rekordin si golashënuesi më i ri në histori të Kampionateve Evropiane.
Përveç kësaj, Yamal u bë lojtari më i ri ndonjëherë që merr çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’.
Kjo nuk është e gjitha pasi vëmendjen e mori edhe babai i yllit të Barcelonës, Mounis Nasroui me festen e tij.
Babai i Yamal u pa shumë i gëzuar dhe duke festuar si i çmendur në shkallët e stadiumit ‘Allianz Arena’ pas golit të 16-vjeçarit.



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim