Liridon Masurica i njohur në botën e krimit kibernetik si “@blackdb”, u ekstradua nga Kosova për t’u përballur me akuzat në Shtetet e Bashkuara.
Lidhur me këtë ka reaguar ministrja në dorëheqje e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila thotë se “Kosova është vend ku krimi nuk gjen strehim”.
“Ekstradimi i një personi të shumëkërkuar për krime kibernetike, është dëshmi konkrete e zotimit të palëkundur për sundimin e ligjit pa përjashtim dhe pa kompromis. Ky veprim është një hap i madh përpara në ndërtimin e besimit në drejtësi dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është vetëm një rezultat nga hapat që po ndërmarrim për të dëshmuar se Kosova është një vend ku krimi nuk gjenë strehim”.



Të tjera
A e dini sa gjatë mund të mbijetojë njeriu pa ujë?
Mos përdorni shpesh sapun në dush, më shumë dëm sesa dobi
Katër hapat që duhet t’i ndiqni nëse doni të dobësoheni