Pasi mbylljes së afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, deputetët nuk mund të marrin asnjë veprim apo vendim drejt konstituimit të Kuvendit deri më 8 gusht, sipas vendimit të 24 korrikut të Gjykatës Kushtetuese.
Në ditët në vijim, Gjykata Kushtetuese pritet të sqarojë se cilat do të jenë pasojat juridike për deputetët e zgjedhur në shkurt të këtij viti dhe çfarë duhet të ndodhë tutje.
Mirëpo, se çka pritet të ndodhë pas dats 8 gusht, në një prononcim për “Bota sot” foli njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi.
Si fillim, ai u shpreh vendimi i fundit i Kushtetueses është i paprecendet, derisa përcaktimi i afatit nga ana e saj është normë e re.

“Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj të fundit, vetëm sa ka krijuar një çrregullim të ri dhe të paprecedentë.
Natyrisht, pas këtij vendimi, i takon po kësaj gjykate të sqarojë se çfarë duhet bërë pas datës 8 gusht.
Përcaktimi i afatit nga Gjykata Kushtetuese është një normë e re, por si e tillë nuk ka fuqi juridike brenda Kuvendit. Normat ligjore nxirren vetëm nga ligjvënësit. Prandaj, është detyrë e Gjykatës Kushtetuese të japë sqarime për veprimet pas datës 8 gusht.
Presidenti/ja ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e funksionalitetit të institucioneve të shtetit. Kjo është një nga detyrat kryesore të kreut të shtetit.
Krahas kësaj, Kelmendi u shpreh pesimist sa i përket faktit se Kushtetuesja mund të jap zgjidhje konkrete.
“Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese do të japë zgjidhje konkrete, pasi zgjidhja i takon Presidentit/es. Gjykata nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë për këtë apo atë kandidat. Deputeti i përgjigjet vetëm ndërgjegjes së vet dhe votuesve të tij. Veprat penale nuk duhet të tolerohen. Kaq!”
Në këtë pikë, njohësi i çështjeve kushtetueses, potencoi se zgjidhja e këtij problemi është arritja e një marrëveshje politike apo zgjedhjet e reja.
“Zgjidhja është e mundshme në dy mënyra:
Me marrëveshje politike ndërmjet partive.
Në mungesë të marrëveshjes, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja të përgjithshme, rrugë të mesme nuk ka.
Afati i dhënë nga Gjykata tregon se pas asaj date duhet të ftohen partitë politike nga Presidenti/ja dhe të caktohet data e zgjedhjeve.
Deri në atë moment, kompromisi mbetet i mundur — nevojitet vetëm vullnet politik nga palët (partitë) në Kuvend”.
Ndër të tjera, ai shtoi se zgjidhja më reale mbeten zgjedhjet e reja, kjo për disa arsye.
“Sa i përket veprimit të mundshëm të Prokurorisë Speciale, kjo është ende një çështje e hapur.
Sipas Kushtetutës, moskonstituimi i organeve nuk përbën vepër penale. Jo, kjo nuk është vepër penale.
Ligjvënësit, me kornizën kushtetuese, kanë përcaktuar mënyrën e zgjedhjes së Kryetarit/es dhe të nënkryetarëve të Kuvendit. Nuk ekzistojnë norma ndëshkuese për moskonstituimin e Kuvendit.
Prandaj, zgjidhja reale mbeten zgjedhjet e reja”, përfundoi Muhamet Kelmendi
Të tjera
LVV në Artanë distancohet nga kandidati për asamblist që u arr*estua
Kosova qëndron fuqishëm përkrah jush
Shefi i OBSH-së kërkon mbrojtje për shëndetin dhe punonjësit e ndihmës në Gaza pas lirimit të një punonjësi nga Iz*raeli