Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca komentoi situatën politike aktuale, duke theksuar përpjekjet për të penguar njohjen e rezultatit zgjedhor.
Sipas tij, disa parti politike që u shpallën kundërshtare të LVV-së pas certifikimit të zgjedhjeve, janë munduar të argumentojnë se një votë më pak se 50% do të linte vendin pa Kuvend.
“Çështja e themelimit të Kuvendit është reflektim i vullnetit të popullit. Të jesh kundër themelimit të vendit, është sikur të jesh kundër vetvetes. Kriza filloi kur partitë refuzuan që LVV-ja të ketë kryetaren Albulena Haxhiu dhe vazhdon sepse mendojnë se nuk mund të ketë republikë pa një nënkryetar serb”, tha ai.
Konjufca theksoi se krizat politike nuk lindin papritur dhe nuk rrinë pezull pa shkak, duke shtuar se edhe Gjykata Kushtetuese ka kontribuar në zgjatjen e krizës.
“Qasja e saj ka qenë më shumë politike sesa kushtetuese. Kushtetuesja po përballet me një vendim të madh. Nuk ka më hapësirë për interpretim të Kushtetutës: ose Kuvendi vazhdon funksionimin, ose shkohet në zgjedhje të reja. Skenari i tretë është më i keqi, një skenar që i jep Listës Serbe dhe Beogradit të drejtën e vetos mbi Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës nuk mund të jetë peng i Listës Serbe. Ne e kemi Kuvendin dhe do të kemi qeverinë”, përfundoi Konjufca.
Të tjera
Gërvalla dhe Peci kritikojnë bllokadën institucionale
PDK në Mitrovicë hyn në koalicon me AKR-në
Tanke të fryra me ajër dhe armë të rreme, si po i mashtrojnë ukrainasit forcat ruse