Në zemër të Zagrebit u mbajt dje parada ushtarake dhe shtetërore për të përkujtuar 30-vjetorin e Operacionit “Oluja”, ofensiva që në gusht të vitit 1995 shënoi fitoren vendimtare të Kroacisë ndaj forcave serbe dhe rivendosi sovranitetin e saj territorial.
Ngjarja mblodhi drejtuesit më të lartë të shtetit kroat, përfaqësues të ushtrisë, veteranë të luftës dhe aleatë ndërkombëtarë.
Ndër emrat më të njohur që kanë lënë gjurmë në historinë ushtarake të Kroacisë përmenden: Agim Çeku, komandant i brigadave kroate dhe më vonë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Rahim Ademi, gjeneral i ushtrisë kroate dhe një nga figurat kyçe në betejat e ashpra në rajonin e Kninit; Bekim Berisha – Abeja, një prej figurave më heroike, i njohur për trimërinë e tij në frontet e Kroacisë, Bosnjës dhe më pas edhe në Kosovë, ku ra dëshmor; si dhe Idriz Mehmeti, i cili gjithashtu shërbeu me devotshmëri në repartet elitare kroate.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë luftë mbetet një simbol i lidhjeve të forta mes popullit kroat dhe atij shqiptar, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe rezistencës ndaj shtypjes.
Të tjera
LVV në Artanë distancohet nga kandidati për asamblist që u arr*estua
Kosova qëndron fuqishëm përkrah jush
Shefi i OBSH-së kërkon mbrojtje për shëndetin dhe punonjësit e ndihmës në Gaza pas lirimit të një punonjësi nga Iz*raeli