Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë me Kombëtaren shqiptare, në sfidën e fundit përballë Jordanisë.
Sulmuesi kuqezi shënoi një eurogol, teksa edhe kundër Serbisë në Leskovc bëri paraqitje pozitive.
Megjithatë, ai nuk është ndalur me kaq. 27-vjeçari po tregon një formë të mirë edhe me klubin e tij në Kroaci, Dinamo Zagreb.
Në muajin e fundit, ai ka shënuar 2 gola e asistuar në 2 të tjerë, duke qenë protagonist absolut.



Të tjera
Një vezë në ditë mban larg doktorin?
Uthulla largon yndyrën nga enët tuaja
35 vjet nga masat e dhunshme të Serbisë në UP