Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u prezantua sot libri i Dr. Majlinda Bregasi, “Arti i Pushtetit: aktet gjuhësore në diskursin politik shqiptar”. Në këtë ngjarje morën pjesë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, përfaqësues institucionalë, studiues dhe studentë.
Kurti ka thënë se gjatë prezantimit u diskutua për rëndësinë e këtij botimi në analizën kritike të diskursit politik dhe për mënyrën se si gjuha jo vetëm që pasqyron, por edhe sendërton realitetin politik dhe shoqëror.
“Vepra e autores, e frymëzuar nga filozofi britanik J. L. Austin, hap një dritare të re në të kuptuarit e politikës si akt gjuhësor”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka vlerësuar se, libri fton lexuesin të shohë komunikimin si hapësirë të përbashkët ku formohet mendimi, ku pushteti ngrihet e bie, dhe ku ndërtohen marrëdhëniet shoqërore.



Të tjera
Morena Taraku nuk e bleu me para “Bentlyn” luksoz, kjo është mënyra
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026