Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u prezantua sot libri i Dr. Majlinda Bregasi, “Arti i Pushtetit: aktet gjuhësore në diskursin politik shqiptar”. Në këtë ngjarje morën pjesë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, përfaqësues institucionalë, studiues dhe studentë.
Kurti ka thënë se gjatë prezantimit u diskutua për rëndësinë e këtij botimi në analizën kritike të diskursit politik dhe për mënyrën se si gjuha jo vetëm që pasqyron, por edhe sendërton realitetin politik dhe shoqëror.
“Vepra e autores, e frymëzuar nga filozofi britanik J. L. Austin, hap një dritare të re në të kuptuarit e politikës si akt gjuhësor”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka vlerësuar se, libri fton lexuesin të shohë komunikimin si hapësirë të përbashkët ku formohet mendimi, ku pushteti ngrihet e bie, dhe ku ndërtohen marrëdhëniet shoqërore.



Të tjera
Algjeria dhe Austria mund të përfitojnë të dyja nga humbja, në ndeshjen e fundit në grup
LDK-ja kërkon Presidencën, Lutfi Haziri thotë se ka edhe konsensus: Ose unë, ose Lumir Abdixhiku
Komandant ‘Bjeshka’ përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij