Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar mërgimtarët në Londër.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka njoftuar se ka pasur diskutim për partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, fuqizimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe diasporën si urë që e forcon këtë marrëdhënie.
Kurti i ka informuar edhe për arritjet dhe sukseset e qeverisë së Kosovës.
Kësaj radhe, takimin me mërgimtarët e patëm mbrëmë në Mbretërinë e Bashkuar, në Londër, atje ku të mërkurën do të mbahen punimet e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit.
Mërgimtarët tanë na përfaqësojnë denjësisht anekënd botës. Bashkë diskutuam për partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, fuqizimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe diasporën si urë që e forcon këtë marrëdhënie.
Nuk munguan as bisedat mbi zhvillimin dhe progresin e Kosovës, teksa i informova për arritjet e sukseset e qeverisë sonë dhe objektivat për mandatin tonë të ardhshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.



Të tjera
Katër modele të ushqyerjes së shëndetshme, jua zgjasin për 20 % jetën
Dënohet me 20 vjet bu*rgim gruaja që vr@u kunatin në Prishtinë
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit