Kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq nesër në Bruksel, Lajçak do të përpiqet të organizojë takim trepalësh
“Mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivelin e kryenegociatorëve do të jetë nesër në Bruksel. Rendi i ditës është mjaft i qartë. Është rruga përpara në zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord. Dhe sigurisht, diskutimi për çështjet që po ndikojnë në normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha zëdhënësi Stano.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit.
“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit. Atje, ditën e nesërme, ai do të marrë pjesë në takimet e radhës të parapara në kuadër të procesit të dialogut”, ka konfirmuar edhe ZKM me anë të një njoftimi për media.
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do e fillojnë ditën me takimet e ndara ma emisarin evropian për dialog Miroslav Lajçak i cili më pas do mëtoj organizimin e të ashtuquajturit takim trilateral.



Të tjera
Trumpi në tërheqje të shortit për Botërorin 2026, ShBA-ja, Kanadaja e Meksika i mësojnë grupet
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarët e rinj në Veri, i kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
5 gjërat që janë edhe më të rrezikshme sesa pirja e duhanit