Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar sot se ka marrë një vendim për heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiq nga muret e qytetit, transmeton KosovaPost.
Peci theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për eliminimin e çdo simboli të dhunës dhe urrejtjes nga hapësirat publike, duke shtuar se qyteti duhet të mbetet një vend paqeje e harmonie për të gjithë banorët, pa dallime etnike.
“Ky vendim është një mesazh i qartë dhe i fortë: glorifikimi i krimeve të luftës dhe nxitja e urrejtjes nuk ka vend në qytetin tonë. Zveçani është një qytet i pasur me diversitet dhe ne e vlerësojmë çdo individ, pa marrë parasysh kombësinë ose origjinën e tij”, ka shkruar Peci në reagimin e tij.
Ratko Mlladiq, i njohur si një nga figurat kryesore të luftës në Bosnje, është dënuar për krime lufte dhe gjenocid nga Tribunali i Hagës.



Të tjera
Mbi 28 mijë kërkesa për regjistrim për zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ njofton sa janë refuzuar e sa janë pranuar
Erdogan “blindon” Kosovën! Armatim ushtarak! Ish-kreu i FSK: Gati për çdo konflikt
Hobit që zhvillojnë inteligjencën