Kryetarja e PDK-së në Mynih ofendon rëndë me gjuhë fyese Bekim Jasharin

Kryetarja e PDK-së në Mynih ofendon rëndë me gjuhë fyese Bekim Jasharin

Ferdane Bajrami Alidemi, kryetarja e degës së PDK-së në Mynih, ka reaguar ashpër ndaj Bekim Jasharit për mbështetjen që ky i fundit i dha kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për çështjen e sovranitetit të vendit, përcjell KosovaPost.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka përdorur gjuhë ofenduese dhe akuza të ashpra ndaj familjes Jashari, duke e cilësuar mbështetjen e Bekimit si të papranueshme. Postimi i Bajramit është përshkruar nga një gjuhë që kalon çdo kufi etik, duke përfshirë teorira konspirative dhe insinuata pa bazë që cenojnë dinjitetin e familjes legjendare të Adem Jasharit.

Kjo ka shkaktuar shqetësim për degradimin e diskursit politik dhe mungesën e respektit për historinë kombëtare. Ferdane Bajrami Alidemi është një aktiviste e njohur e PDK-së dhe ka qenë kryetare e degës në Mynih që nga viti 2022.

Ajo është e lidhur me figura të njohura të partisë si Ganimete Musliu dhe Blerta Deliu. Postimi i saj përbën një shembull të gjuhës së ashpër në politikën publike.