Futbollisti i Ballkanit, Almir Kryeziu, është shpallur më i miri i xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës.
Federata e Futbollit e Kosovës shpall më të mirin e secilës xhiro, kurse ka përzgjedhur Kryeziun për ndeshjet e fundjavës.
Ai udhëhoqi Ballkanin drejt fitores 2:0 ndaj Dukagjinit.
“Ka qenë një ndeshje e vështirë, por pushimi që e kishim për ndeshjet e Kombëtares na ka ndihmuar që të punojmë dhe të analizojmë mirë kundërshtarin. Jam i lumtur, në aspektin individual, që kam shënuar dy gola dhe që po arrij ta ndihmoj ekipin. I falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik për besimin dhe bashkëpunimin”, tha Kryeziu për faqen zyrtare të FFK-së.



Të tjera
Kurti: Vetëvendosje synon rritje deri në 60% dhe fitore të re në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Ditën e Evropës: Po e ndërtojmë Evropën këtu
Lumir Abdixhiku kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare