Projekti i studios arkitekturore “Selgascano Architects” nga Madridi është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për Rozafën e re, të prezantuara një ditë më parë krahas 5 studiove të njohura europiane. Në projektin fitues janë punuar në tre pamje, Liqeni i Shkodrës, Alpet e Shqipërisë dhe Lumenjtë Buna dhe Drin.
“Punuam po ashtu me 4 madhësi për ta bërë më të lehtë e më njerëzore këtë kullë. Kulla është e organizuar në tre blloqe, poshtë pjesa tregtare, apartamentet, dhe më pas hoteli që do të jetë në pjesën e sipërme. Do të ruhet dhe do të shtohet gjelbërimi në të gjithë zonën”, u shprehën përfaqësuesit e studios fituese.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit e tij pamjet e këtij projekti.
“Mirëmëngjes dhe me projektin fitues të konkursit ndërkombëtar, “Rozafën e Re të Shkodrës”, e studios prestigjioze spanjolle Selgascano Architects, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Duke folur në çeljen e konkursit ndërkombëtar për 5 studiot pjesëmarrëse, Rama tha se kjo ndërtesë do të jetë një gjurmë që do t’i shtohet trashëgimisë së Shkodrës për brezat e ardhshëm.
“synojmë të krijojë një ikonë të këtij shekulli për Shkodrën e cila është shumë e pasur me monumente, është shumë e pasur me gjurmë të historisë ku çdo brez ka lënë gjurmën e vet dhe ku kjo ndërtesë do të jetë një gjurmë e cila do t’i shtohet kësaj trashëgimie të Shkodrës për brezat që vijnë. Nga ana tjetër është pjesë e një vizioni shumë më të gjerë që kombinon së bashku investimet publike”.
Në konkursin ndërkombëtar për Rozafën e re morën pjesë 5 studio:
Benedetta Tagliabue – EMBT Architects nga Barcelona
Kuehn Malvezzi Architects nga Berlini
Selgascano Architects nga Madridi
Baukuh Architects nga Milano
Piero Lissoni & Partners nga Milano



Të tjera
Si ndikon emri në profesionin tuaj
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën