Ndërsa Inteligjenca Artificiale (AI) ka ende shumë potencial për përdorim në industrinë e telefonave, veçoritë e saj duhet të jenë të dobishme.
Si Live Translate e Samsung.
Kjo veçori e mbështetur nga AI lejon dy persona që flasin gjuhë të ndryshme të dëgjojnë një version të përkthyer të bisedës në kohë reale.
Rezultati është një telefonatë e pandërprerë, e rrjedhshme midis dy njerëzve të cilët përndryshe nuk do ta kishin idenë se çfarë po i thotë personi tjetër, shkruajnë mediat e huaja.
Ekzistojnë edhe veçori të tjera të dobishme me Al, si Genmoji i Apple që krijon emoji të personalizuar bazuar në përshkrimin tuaj.
Siç raportohet, tani OpenAl thuhet se është në bisedime me Samsung për të vënë në dispozicion aftësitë e AI të kompanisë për përdoruesit e pajisjeve të Samsung.
Apple ka filluar me OpenAI për Apple Intelligence, por ka pasur spekulime se është ende në bisedime me Google për shtimin e Geminit.
Samsung po e bën këtë në drejtim të kundërt, por rezultati do të jetë i njëjtë.
Ndryshe, edhe kompanitë thuhet se pajtohen me shprehjen e famshme se dy koka janë më mirë se një.
Të tjera
“Pragu për partitë e tjera, 5 %, për VV – 50 %” – Albin Kurti i bindur se do ta fitojë edhe mandatin e tretë për Kryeministër
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Kurti publikon pamjet që tregojnë reagimin institucional brenda 48 orëve të para
Mediat ruse me detaje, thonë se Assad ndodhet në Moskë