Kombëtarja e Kosovës në futboll arriti një sukses historik së fundi duke u kualifikuar nga Liga C në Ligën B të Ligës së Kombeve, një sukses ky historik dardanët, shkruan KosovaPress.
Triumfi në dy ndeshjet e playoff-it të kësaj gare kundër Islandës bëri që Kosova të futet në mesin e 32 skuadrave më të mira të Evropës, sukses ky i arritur nën drejtimin e trajnerit Franco Foda i cili theksoi se ishte i bindur se do të arrihej ky objektiv.
Por, misioni i vështirë fillon pikërisht tani. Në fakt, në muajin shtator dardanët do t’i zhvillojnë ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Botëror 2026 ku do të ndeshjen me shtete si Zvicra, Suedia e Sllovenia.
Por, paraprakisht, në muajin qershor, Federata e Futbollit të Kosovës ka aranzhuar një ndeshje miqësore kundër Armenisë që do të zhvillohet më 6 qershor.



Të tjera
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestuar
Debati në Bundestag: Gjermania, mbështetëse e jashtëzakonshme e Kosovës
HIV në Kosovë: Një i vdekur e dy në spital – regjistrohen 9 raste të reja