“Kurrë më ai ministër nuk bëhet” – Pse Kurti e Liburn Aliu i prishën raportet, Valon Syla tregon arsyet

Gazetari Valon Syla ka komentuar kundërshtimin që ministri i Infrastrukturës ia ka bërë shefit të tij Albin Kurti për shkak të inkuadrimit në zgjedhjet e Luginës së Preshevës duke mbështetur vetëm një subjekt politik.

Në “Pressing” të T7, Syla, tha të martën, se Liburn Aliu më kurrë nuk do të jetë ministër i Qeverisë së Albin Kurtit.

Madje, ai ka thënë se njerëzit e PSD-së thonë se “Albin Kurti e ka dërguar Hysen Durmishin ministër për ta kontrolluar Aliun”.

“Liburni ka nis me marrë erë që më kurrë ministër i Qeverisë Albin Kurti më nuk bëhet, kjo është hera e fundit. Kur i pyet këta PSD se këta njihen mirë mes vete, këta thonë se Hysen Durmishin Albin Kurti ia ka çu Liburnit me kqyr çka po bon”.