Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presidentit

Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presidentit

Në kuadër të zhvillimeve të fundit në skenën politike të Kosovës, sot pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ky takim, i cili do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe temë mbetetë çështja e zgjedhjes së presidentit të vendit.

 

Të hënën në orën 11:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, raporton RRKlive.

Takimi është konfirmuar për mediat nga zyrtarë të LDK-së.

Ky është një tjetër hap në vazhdën e kontakteve ndërmjet dy liderëve, që synojnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e presidentit.

Kosova po hyn në një fazë vendimtare për zgjedhjen e presidentit, ndërsa afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 28 prill, po afrohet pa një marrëveshje të qartë politike.

Nëse deri në fund të afatit nuk zgjidhet presidenti, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve.

Deri më tash, mungesa e konsensusit dhe bojkotimi i seancave nga opozita kanë pamundësuar sigurimin e kuorumit të nevojshëm për votim.