Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad.
Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Londër.
Përmes një postimi në “X”, Kurti ka bërë të ditur se në takim është biseduar për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Francës, çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale si dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.
“U takova me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër. Diskutuam forcimin e lidhjeve Kosovë-Francë, sigurinë, zhvillimet rajonale dhe integrimin në BE. Jam mirënjohës për mbështetjen e Francës si një anëtare kyçe e BE-së dhe për vlerat tona të përbashkëta që udhëheqin partneritetin tonë,” ka shkruar Kurti.
Samiti i Procesit të Berlinit po zhvillohet me pjesëmarrjen e liderëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, ku po diskutohen bashkëpunimi rajonal, integrimi evropian dhe zhvillimi ekonomik i rajonit.



Të tjera
Anglia i mbijeton dramës në Azteca, Bellingham e dërgon në çerekfinale
10 minuta në natyrë reduktojnë sresin dhe ankthin
Pushtetari amerikan falënderon publikisht Policinë e Kosovës: Po bën punë të jashtëzakonshme