Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, e cila po shoqërohej nga Drejtoresha e misionit të USAID-së në Kosovë, Eileen Devitt, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, tema të diskutimit të sotëm ishin zhvillimet e fundit në vend dhe aktualiteti politik, krahas çështjeve tjera të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në këtë takim që ishte edhe takim lamtumirës për Drejtoreshën e misioni të USAID-së në Kosovë, znj. Devitt, kryeministri e falënderoi atë për përkushtimin dhe kontributin e saj në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, duke i uruar shëndet dhe suksese në angazhimet e tjera profesionale”, thuhet në njoftim.
Të tjera
Sali Berisha uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit
Lu*fta në Ga*za do të mbarojë kur SHBA të ndalë armatosjen e Izr*aelit
Strategjia e Vuçiqit për të shpërqendruar opinionin serb