Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Vizita e sotme në Beograd erdhi pas asaj në Prishtinë, në fillim të muajit gusht.
Njëjtë sikurse motivet e vizitës paraprake, edhe ato të së sotmes kishin të bënin me takimet në kuadër të dialogut.
“Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, sot isha në Beograd për bisedime përgatitore përpara takimeve të ardhshme të Dialogut.
I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren” u shpreh Sorensen.
Ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi i radhës mes dy palëve.



Të tjera
G@za, plastika e mbledhur nga mbeturinat po shndërrohet në tuba për të përmbushur nevojat për ujë
Martesat moderne po dështojnë shkaku i pritjeve të larta
Akt@kuzë në mungesë ndaj 21 personave për kríme lúfte, caktohet seanca