Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se “Java e Albanologjisë” nuk është vetëm një kalendar akademik, por një kujtesë e përvitshme se identiteti kulturor, gjuhësor dhe historik shqiptar kërkon studim të vazhdueshëm, dialog kritik dhe vizion për të ardhmen, transmeton KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se “Java e Albanologjisë” përfaqëson rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar përmes studimit shkencor dhe akademik.
Ai ka cituar akademikun tashmë të ndjerë Rexhep Qosjen, i cili ka shkruar se “gjuha është biografia shpirtërore e një populli”, duke e lidhur këtë me rëndësinë e albanologjisë në kohët e sotme.
Sipas Kurtit, temat bosht të këtij viti tregojnë se albanologjia nuk është një disiplinë e mbyllur në të kaluarën, por një fushë që përballet drejtpërdrejt me sfidat dhe transformimet e kohës.
Ai ka shtuar se temat që trajtohen, nga letërsia deri te historiografia, folklori dhe antropologjia e ushqimit, dëshmojnë marrëdhënien mes trashëgimisë.



Të tjera
Si të ngrini dolli në mënyrën e duhur?
Kurti: Java e Albanologjisë kujtesë për identitetin dhe kulturën shqiptare
Avni Berisha zgjidhet kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA-së