Kurti: Kosova është e gatshme të jetë aleate industriale e Gjermanisë

Kurti: Kosova është e gatshme të jetë aleate industriale e Gjermanisë

Kosova ka marr pjesë për herë të parë si vend partner në konferencën ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026”, e cila zhvillohet në Këln.

 

Në këtë ngjarje ku janë liderë të industrisë gjermane, përfaqësues të kompanive evropiane, ekspertë të teknologjisë, investitorë nga vende të ndryshme, po merr pjesë edhe kryeministri në detyre, Albin Kurti, ministrja e Indsutrisë, Mimoza Kusari – Lila, e kompani të shumta.

Në hapjen e konferencës, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, duke theksuar potencialin ekonomik të vendit dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në industri, energji, teknologji dhe inovacion.

“Kosova po shndërrohet në një vend tërheqës për investime falë popullsisë së re, fuqisë punëtore të kualifikuar dhe zhvillimit të sektorit digjital”, deklaroi Kurti, duke shtuar se lidhjet e forta me Gjermaninë dhe diaspora kosovare përbëjnë një urë të rëndësishme bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ai theksoi se pjesëmarrja e mbi dhjetë kompanive kosovare në këtë konferencë është dëshmi e kapaciteteve të tyre në fusha si IT, prodhimi, logjistika dhe shërbimet profesionale, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për promovimin ndërkombëtar të ekonomisë së Kosovës.

Kurti iu referua edhe historisë së marrëdhënieve mes dy vendeve, duke kujtuar pritjen e refugjatëve kosovarë nga Gjermania gjatë viteve 1998–1999 dhe praninë afatgjatë të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it.

“Këto nuk janë fusnota në historinë tonë dypalëshe, por themele mbi të cilat ndërtohet besimi ynë strategjik”, tha ai, duke nënvizuar se Gjermania ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një pjesë të fjalimit të tij, Kurti theksoi edhe rolin e diasporës kosovare në Gjermani, të cilën e cilësoi si “urë të gjallë mes dy shoqërive”, duke shtuar se mijëra profesionistë kosovarë po kontribuojnë në transferimin e njohurive dhe standardeve evropiane në Kosovë.

Në konferencë morën pjesë edhe mbi dhjetë kompani nga Kosova, të cilat prezantuan kapacitetet e tyre në IT, prodhim, logjistikë dhe shërbime profesionale.

Pjesëmarrja e Kosovës si vend partner në këtë forum konsiderohet një hap i rëndësishëm për promovimin ndërkombëtar të ekonomisë së vendit dhe forcimin e partneritetit strategjik me Gjermaninë.

Në këtë konferencë marrin pjesë biznese nga Kosova dhe kompani të mëdha gjermane, dhe ajo është një kombinim i forumit ekonomik, industrisë, takimeve B2B dhe prezantimeve profesionale.